E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa shumë njerëz besojnë tek fundi i botës

Share

Fundi i botës është në prag. Kështu besojnë të paktën 10 përqind e popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata besojnë se fundi i botës do të ndodhë sivjet. Ndërkohë, 22 përqind, ose pak më shumë se një në pesë persona, mendojnë se gjatë jetës së tyre do të jenë dëshmitarë të apokalipsit. Sondazhi është realizuar nga Reuters në bashkëpunim me Ipsos.

Ndërkohë, edhe në mbarë botën janë 10 përqind e njerëzve që besojnë se fundi i botës do të ndodhë më 21 dhjetor sivjet, sipas kalendarit Maja. Më të shumtit në përqindje janë në Rusi dhe Poloni dhe më pak në Britani të Madhe.

Ata që besojnë se fundi i botës do ndodhë gjatë jetës së tyre janë më të shumtë në Turqi dhe në SHBA dhe më të pakët në Francë.

Personat me edukim të pakët dhe të ardhura të ulëta, por edhe ata poshtë 35 vjeç, janë më të bindur se apokalipsi do ndodhë gjatë jetës së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›