Ylli pret skiatoren Colturi: Mbështetje për stërvitje në kushtet e duhura

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim të veçantë në zyrën e tij skiatoren Lara Colturi, e cila pak ditë më parë bëri një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës, ku për herë të parë u ngrit flamuri shqiptar në pistat më të mëdha botërore të skive.
Ylli e komplimentoi skiatoren për rezultatet dhe shprehu të gjithë mbështetjen e tij dhe të KOKSH, që Lara të stërvitet në kushtet e duhura dhe të marr vlerësimet e merituara.
Lara Colturi që shoqërohej nga nëna e saj, që është njëherësh edhe trajnerja e saj, Daniela Ceccarelli, babai i saj Alessandero Colturi dhe Presidenti i Federatës së Skive, Elis Toçi, u shpreh shumë e lumtur që ndodhej në Shqipëri dhe se ndihej shumë entuziaste për rezultatet e fundit.
Ndalesa e radhës ku Lara Colturi do të garojë është më 28-29 Dhjetor në Semmering të Austrisë.
1 nga 20/a.f/