Ambulancë e re në Fier të Ri, në shërbim të 1200 banorëve

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur sot se 1200 banorët e fshatit Fier i Ri do të kenë një ambulancë të re, të ndërtuar me fondet e bashkisë së Lushnjës.
Gjatë një vizite në këtë ambulancë, Balluku bëri të ditur se 2 mjekë dhe një infermiere do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, theksoi se po punohet që qendra të tilla shëndetësore të ngrihen edhe në fshatra të tjerë.
“Nëpër bashkinë e Lushnjës ka disa fshatra të tjerë që kanë mungesë shërbimi. Mirë do të ishte që këtë shërbim ta mundësojmë në këto zona”, tha Sefa.
Me këtë ambulancë të re banorët e kësaj zone mund të marrin shërbimet bazë më pranë. /j.p/