KIEV – Rusia rifillon sulmin ndaj Ukrainës me dhjetëra dronë

KIEV/MOSKË, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Rusia ka nisur sërish një sulm masiv ajror gjatë natës në Ukrainë, sipas burimeve ukrainase.
Ushtria ukrainase deklaroi se 85 nga 140 prej këtyre dronëve u rrëzuan dhe vendndodhja e 52 prej tyre kishte humbur, gjë që zakonisht i atribuohet kundërmasave elektronike. Dëme u raportuan në rajonet, Kharkiv dhe Odesa.
Oleh Kiper, guvernatori rajonal i rajonit jugor të Odesës, shkroi në Telegram se një grua ishte plagosur gjatë sulmit. Gjithashtu, ishin dëmtuar infrastruktura portuale dhe një institucion arsimor jofunksional.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi sot në mëngjes se gjatë natës 83 dronë ukrainas ishin kapur dhe shkatërruar mbi nëntë rajone ruse.
Igor Artamonov, guvernatori i rajonit rus, Lipetsk, njoftoi në Telegram një sulm masiv me dronë.
Raportet ushtarake nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në detaje, por sugjerojnë shkallën e sulmeve.
Ukraina është mbrojtur për gati tre vjet kundër pushtimit rus në shkallë të plotë.
Të dyja palët kanë sulmuar njëra-tjetrën pothuajse çdo natë me dronë.
Megjithatë, pasojat e sulmeve të Ukrainës nuk janë të krahasueshme me masën e dëmeve dhe viktimave të shkaktuara nga Rusia në vendin e saj fqinj. //a.i/