E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PEKIN – Kina mirëpret bisedimet midis Trump dhe Putin

PEKIN, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Kina ka miratuar bisedimet e propozuara midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me zgjidhjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Rusia dhe SHBA-ja janë të dyja fuqi me ndikim dhe Kina mirëpret përpjekjet e tyre për të forcuar komunikimin dhe dialogun për një sërë çështjesh ndërkombëtare”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Pekinit.

“Kina ka pohuar vazhdimisht se negociatat janë e vetmja rrugë e mundshme për zgjidhjen e krizës. Që nga fillimi, presidenti Xi Jinping ka synuar një zgjidhje politike”, tha zëdhënësi.

Trump zhvilloi dje një bisedë telefonike me Putinin dhe ra dakord të fillonte negociatat për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, administrata e tij parashtroi publikisht – për herë të parë  – marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës – duke deklaruar se Ukraina duhet të heqë dorë nga aspiratat e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të rimarrë territoret që i ka humbur Rusisë që nga viti 2014. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›