MYNIH – Të paktën 36 të plagosur pas sulmit të dyshuar me makinë ndaj turmës së demonstruesve

MYNIH, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Makina që u fut mes turmës së njerëzve në një demonstratë, sot në mëngjes në Mynih – po trajtohet si një “sulm i dyshuar”, tha kryeministri i shtetit bavarez Markus Soder.
“Shoferi i dyshuar është identifikuar si një shtetas afgan 24-vjeçar, i cili kishte aplikuar për azil në Gjermani”, sipas policisë së Mynihut.
“Të paktën 36 persona u plagosën pasi makina përshkoi me shpejtësi pjesën e pasme të demonstratës – rreth orës 11:00 të mëngjesit – e cila ishte organizuar nga sindikata “Verdi”, tha policia.
Disa nga të goditurit nga makina pësuan plagë të rënda, të rrezikshme për jetën.
“Oficerët e policisë në vendngjarje qëlluan në drejtim të shoferit”, tha një zyrtar i policisë së Mynihut në një konferencë për shtyp me Soder. Shoferi u ndalua menjëherë nga policia.
“Nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për momentin”, tha zëdhënësi i policisë së Mynihut Thomas Schelshorn.
“Nuk kemi arsye të besojmë se ka ndonjë rrezik për publikun”, shtoi ai.
“Azilkërkuesi 24-vjeçar nga Afganistani kishte tërhequr më parë vëmendjen e policisë gjermane për vjedhje në dyqane dhe shkelje të Aktit të Narkotikëve”, sipas ministrit të Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann. //a.i/