KIEV – Shefi i sigurisë ukrainase: Janë goditur rreth 160 objekte të industrisë së naftës ruse

KIEV, 31 tetor /ATSH-DPA./ – Ukraina ka sulmuar rreth 160 rafineri, stacione pompimi dhe objekte të tjera të industrisë së naftës ruse që nga fillimi i vitit, deklaroi sot kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk.
“Në muajt shtator dhe tetor, janë goditur 20 objekte, përfshirë gjashtë rafineri nafte, dy terminale nafte, tre depo dhe nëntë stacione pompimi”, tha Malyuk në Kiev, sipas agjencisë “Interfax-Ukraina”.
Sipas vlerësimeve të tij, tregu rus aktualisht mungon në rreth një të pestën e produkteve të naftës që i nevojiten, ndërsa kapacitetet e përpunimit të naftës janë reduktuar me 37%. Ekspertët e industrisë së naftës kanë arritur në shifra të ngjashme, shtoi ai.
Malyuk theksoi se industria e naftës është një objektiv kryesor, pasi ajo financon pjesën më të madhe të buxhetit të mbrojtjes së Rusisë.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sanksione ndaj 340 anijeve të tjera,të ashtuquajturit “flota hije”, të cilat përdoren për të eksportuar naftë ruse duke anashkaluar kufizimet ekzistuese.
Zelensky vlerësoi se Rusia mund të ketë gjithsej mbi 1,500 anije të tilla, që operojnë nën flamuj të ndryshëm. /Ad.Ab./