KIEV – Ukraina bombardon rrjetin elektrik në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia

KIEV, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Sulmet ukrainase me dronë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin elektrik – në zonën e pushtuar nga Rusia – të rajonit të Donetskut.
Denis Pushilin, kreu i vetëshpallur i Republikës Popullore të Donetskut, i emëruar nga Moska, tha në Telegram se rreth 65% e konsumatorëve ishin pa energji elektrike.
Si rezultat, furnizimi me ngrohje qendrore dhe ujë kishte dështuar gjithashtu në disa qytete. Shkollat dhe çerdhet do të hapeshin vetëm aty ku kishte ngrohje.
Pushilin tha se sulmi ukrainas gjatë natës kishte goditur centralet në Zuivka dhe Starobesheve. Raportohet se ka patur sulme edhe natën e kaluar.
Rreth 500,000 banorë në zonën e pushtuar nga Rusia të rajonit të Donetskut ishin përkohësisht pa energji elektrike.
Kievi tha se ushtria ruse kishte sulmuar sërish objektet e energjisë gjatë natës – në rajonet e Dnipropetrovskut, Sumit, Khersonit dhe në zonën e rajonit të Donetskut që ende kontrollohet nga trupat ukrainase.
Ministria e Energjisë njoftoi ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën më të madhe të vendit me qëllim stabilizimin e rrjetit.
Në Berestyn, në rajonin e Kharkivit, një grua e re vdiq gjatë sulmit rus me raketa dhe të paktën nëntë persona të tjerë u plagosën.
Dy gra u vranë gjithashtu gjatë një sulmi me dron në rajonin e Chernihivit. //a.i/