KINEMA – Sean Penn luajti në një film ukrainas për vetëm një dollar

KIEV, 18 nëntor /ATSH-ANSA/ – Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Sean Penn luajti në filmin ukrainas “Lufta përmes syve të kafshëve” (”War Through the Eyes of Animals”) duke kërkuar një fitim prej vetëm një dollar.
Producenti i filmit, Oleg Kokhan, e deklaroi këtë në një intervistë me “Social Culture”.
“Të punosh për një dollar në një film ukrainas është gjithashtu një shfaqje mbështetjeje për Ukrainën”, tha Kokhan.
Sean Penn luan rolin e një producenti zëri, i cili aksidentalisht bëhet dëshmitar okular i fillimit të luftës./ a.jor.