E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina sulmon objektivat ruse me 100 dronë në shenjë hakmarrjeje

KIEV, 16 prill /ATSH/ – Ukraina ka goditur objektivat ruse me më shumë se 100 dronë vdekjeprurës – në shenjë hakmarrjeje të sulmit të dyfishte ajror të Kremlinit në fundjavë, sipas “Mirror”.

Në një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftës, dy raketa balistike ruse vranë 35 persona dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë – në qendër të qytetit kufitar, Sumy, të dielën.

Gjatë natës nga e hëna në të martë, komandantët e Kievit urdhëruan ekipet e dronëve të godasnin objektivat ruse me mbi 115 sulme me dronë shpërthyes.

Një civil u raportua i vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën në Rusi gjatë sulmit.

Sulmi rus, të dielën shkaktoi dëme të tmerrshme pasi raketat ishin të mbushura me municione thërrmuese, duke lëshuar bomba më të vogla që shpërthejnë në një zonë më të gjerë.

Zyrtarët e mbrojtjes të Moskës thanë se ishin interceptuar 115 dronë kamikaze ukrainas – 109 prej tyre mbi Kursk, ku trupat ukrainase janë ende duke luftuar.

Drone të tjerë ukrainas u rrëzuan në rajonet ruse, Voronezh, Bryansk, Orel dhe Moskë.

Gjatë muajve të fundit Ukraina ka nisur sulme me dronë brenda Rusisë.

Ajo është e prirur për të sulmuar mbi kufirin, pasi Rusia kryen shumicën e sulmeve të saj ajrore nga brenda territorit të saj, bombarduesit e saj luftarakë rrallë kalojnë.

Muajin e kaluar, Ukraina goditi një aeroport të bombarduesit strategjik rus nga ku kishte nisur sulmet me raketa në Ukrainë.

Burime të sigurisë në Britaninë e Madhe thanë se këto sulme midis Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të rriten në javët e ardhshme.

Të dy vendet janë të prirur të tregojnë aftësitë e tyre ushtarake dhe t’i tregojnë botës se mund ta fitojnë luftën.

Në një sulm tjetër në fillim të këtij muaji, ushtria ukrainase hodhi në erë një bombardues rus Tu-22M3 – me rreze të gjatë të aftë – për të mbajtur raketa vdekjeprurëse Kh-22, duke përdorur një dron shpërthyes. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›