E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Duhet të godasim thellë në territorin rus

KIEV, 31 maj /ATSH-ANSA/- Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë armë të fuqishme, me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas lajmeve se Shtëpia e Bardhë ka autorizuar Kievin të përdorin armë amerikane në territorin rus, por jo në distancë të gjatë dhe vetëm në zonën afër Kharkivit.

”Shtetet e Bashkuara duhet të besojnë më shumë tek ne”, deklaroi Zelensky.

”Pa këtë dritë jeshile, aleatët e tjerë si Britania e Madhe e të tjerë mund të mos lejojnë që Kievi të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë”, shtoi ai.

”Na besoni, ne duhet të përgjigjemi. Ata nuk kuptojnë gjë tjetër veç forcës. Ne nuk jemi objektivi i parë dhe as i fundit i Rusisë”, theksoi Zelensky.

Zelensky e bëri të qartë se donte të përdorte armë me rreze të gjatë si raketat ”Storm Shadow”, të prodhuara në Britaninë e Madhe .

Ai saktësoi se Londra, ndryshe nga sa raportonin mediet, nuk kishte dhënë 100% leje për ta bërë këtë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›