E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Ekspertët ukrainas do të jenë të pranishëm në bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

OSLO/KIEV, 20 mars /ATSH/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot se ekspertët ukrainas do të jenë të pranishëm në bisedimet e ardhshme që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë, por nuk do të jenë në të njëjtën dhomë me Rusinë, në një perpjekje diplomatike për t’i dhënë fund intensifikimit të luftës, sipas “Reuters”.

“Ekspertët rusë dhe amerikanë do të diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit detar në Detin e Zi në bisedimet për një zgjidhje të mundshme paqeje në Arabinë Saudite të hënën”, tha Kremlini.

“Do të ketë ekipe teknike të pranishme”, tha Zelenskiy gjatë një vizite në Norvegji.

“Unë e kuptoj që struktura është si vijon: do të ketë një takim të Ukrainës dhe SHBA-së dhe më pas negociatat e kryera një ndërmjetësi, siç thanë kolegët tanë amerikanë, SHBA-ja me Rusinë”, tha ai në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Norvegjisë.

Zelensky tha dje se Kievi do të hartonte një listë të objekteve që mund t’i nënshtroheshin një armëpushimi të pjesshëm të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

“Kjo listë mund të përfshijë jo vetëm objektet e energjisë, por edhe infrastrukturën hekurudhore dhe portuale”, tha Zelensky. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›