KIEV – Zelensky: Nga sulmet ruse vdiqën 38 persona, mes tyre edhe fëmijë

KIEV, 9 korrik /ATSH-ANSA/ – Viktimat e sulmit të djeshëm me raketa ruse janë aktualisht 38, duke përfshirë katër fëmijë.
”Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe miqtë”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram duke shtuar se “190 persona u plagosën”.
”Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pas sulmit të djeshëm me raketa ruse. Të gjithë (të plagosurit) u shpëtuan. Janë 64 persona në spitalet e Kievit, 28 në Kryvyi Rih dhe 6 në Dnipro”, shtoi ai.
Të gjithë pacientët u transferuan nga Okhmatdyt në objekte të tjera mjekësore.
Në disa prej zonave të goditura nga raketat, operacionet e shpëtimit vazhduan gjatë gjithë natës.
“Ne vazhdojmë të punojmë për të rritur mbrojtjen e qyteteve dhe komuniteteve tona nga terrori rus. Do të ketë zgjidhje. Bota ka forcën për ta bërë këtë. Falënderoj gjithashtu të gjithë liderët që na kanë mbështetur dhe që po përgatisin hapa të rinj të përbashkët për mbrojnë jetët nga terrori rus”, përfundon lideri ukrainas./ /os/