GAZA – 16 palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur prej sulmeve të fundit izraelite

TEL AVIV, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po sulmojnë objektiva në disa zona të Rripit të Gazës.
‘’Gjashtëmbëdhjetë palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën’’, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Raporti thekson se IDF njoftoi se po ndërmerr veprime kundër objektivave të lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) në qytetin e Gazës, ku ushtria është vendosur prej disa ditësh.
“Forcat e armatosura kanë eliminuar dhjetëra terroristë deri më tani”, theksoi ushtria në një deklaratë.
”Gjashtë persona u vranë në një sulm izraelit në një ndërtesë në qytet”, raportoi WAFA.
”Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një fëmijë. Ka pasur gjithashtu sulme të tjera në qytet në rajonin bregdetar verior, disa prej tyre vdekjeprurëse”, thuhet në raport.
IDF tha se po vazhdonte gjithashtu operacionet e saj në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës dhe Rafah në Rripin jugor të Gazës dhe shumë terroristë u vranë gjithashtu atje./ /os/