KIEV – Zelensky nuk është gati për marrëveshjen me SHBA-në për mineralet

KIEV, 22 shkurt /ATSH-ANSA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, aktualisht nuk është i disponueshëm për të nënshkruar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shfrytëzimin e mineraleve të Ukrainës dhe tokave të rralla, që disa burime thonë se është e afërt.
“Ka një sërë pengesash problematike që qëndrojnë në rrugën e një marrëveshjeje”, thanë burimet ukrainase për “Sky News Uk”.
“Marrëveshja nuk është ende gati për nënshkrim, ka një sërë pengesash problematike dhe presidenti nuk është i gatshëm ta nënshkruajë atë në draftformularin aktual”, tha burimi.
“Deri më sot, projektmarrëveshja nuk pasqyron një mirëkuptim midis partnerëve, por përmban vetëm një angazhim të njëanshëm nga Ukraina”, sipas burimit. //a.i/