E Diel, 1 Nëntor 2026

KINEMA – Pica, shampanjë dhe çokollatë me ar: festa spektakolare pas çmimeve “Academy Award”

LOS ANXHELOS, 15 mars /ATSH/ – Në natën e ndarjes së çmimeve “Academy Award”, të ftuarit e famshëm nuk shijojnë vetëm ceremoninë, por edhe një darkë madhështore pas saj, e njohur si “Governors Ball”., sipas BBC.

Për këtë event përgatitet një menu e pasur që u shërbehet rreth 1 500 të ftuarve nga bota e filmit dhe showbiz-it.

Në festën e këtij viti pritet të konsumohen rreth 7 000 gota shampanjë, 600 pica dhe rreth 90 kilogramë biftek.

Të gjitha këto përgatiten nga kuzhinieri i njohur Wolfgang Puck, së bashku me një ekip prej 75 kuzhinierësh për gatime të kripura dhe 45 pastiçierësh.

Përveç ushqimeve të shumta, mysafirët do të kenë edhe një surprizë të veçantë, rreth 2 000 statuja të vogla çokollate, të frymëzuara nga trofeu i famshëm i “Oscars “dhe të spërkatura me pluhur ari.

Këto mund të merren si suvenir nga ata që nuk fitojnë një çmim gjatë ceremonisë.

Menuja e pasur është bërë traditë në këtë festë të madhe të kinemasë, ku yjet e Hollivudit mblidhen për të festuar pas ndarjes së çmimeve më prestigjioze të industrisë së filmit.

Ndërkohë, sipas kuzhinierit Puck, ushqimi që mbetet nuk hidhet, por dërgohet në zonën “Skid Row” në Los Anxhelos, një zonë me shumë persona të pastrehë, ku shpërndahet për komunitetin në nevojë.

Kuzhinieri tha se përgatitjet për këtë darkë fillojnë disa ditë përpara ceremonisë, ndërsa ekipi i tij punon me intensitet për të siguruar që çdo detaj të jetë perfekt për mysafirët e famshëm.

Sipas tij, festa pas “Oscars” është po aq e rëndësishme sa vetë ceremonia.

Për shumë yje të kinemasë, “Governors Ball” është momenti ku ata mund të festojnë më lirshëm, të takojnë kolegë të industries së filmit dhe të shijojnë një darkë të pasur pas një nate të gjatë në tapetin e kuq.

Eventi konsiderohet një nga festat më ekskluzive të Hollivudit.

Çdo vit menuja ndryshon dhe përfshin receta të reja që kombinojnë kuzhinën moderne me shijet klasike të Kalifornisë. Shefi Puck shpesh përfshin pjata të vogla gurme, ushqime deti dhe ëmbëlsira të veçanta që përgatiten posaçërisht për këtë mbrëmje.

Organizatorët theksojnë se përveç luksit dhe spektaklit, eventi synon edhe të përcjellë një mesazh solidariteti, pasi pjesa e ushqimit që nuk konsumohet shpërndahet për njerëzit në nevojë në qytet.

Në këtë mënyrë, nata e madhe e filmit shoqërohet edhe me një gjest humanitar për komunitetin lokal. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›