E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Zvicër, formacionet zyrtare

PRISHTINË, 18 nëntor/ATSH/ Kosova dhe Zvicra zbresin sonte në fushë prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Botërorin 2026.

Atmosfera në Prishtinë është e jashtëzakonshme. Pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës, fusha paraqitet në gjendje shumë të mirë dhe plotësisht e gatshme për lojë.

Ekipet janë tani në fazën e fundit të përgatitjeve, ndërsa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të cilat do të përcaktojnë edhe qasjen taktike të kësaj sfide të rëndësishme.

Kosova: Muriç, Aliti, Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvida, Hoxha, Regjbeqaj, Muslija, Asllani, Muriqi

Selektori Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion, siç është përmendur gjatë ditës, ndërsa Zvicra vjen me skuadër të plotë dhe me objektiv të qartë për të mbyllur grupin në krye.

Zvicra: Kobel, Vidmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo, Vargas

Gjithçka është gati.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›