KKRT, asistencë për monitorimin e fushatës
KQZ miratoi sot memorandumin e bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit për monitorimin e fushatës sё zgjedhjeve të 28 qershorit. KKRT do të marrë përsipër veniennë dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias.
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot memorandumin e bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit për monitorimin e fushatës sё zgjedhjeve të 28 qershorit.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i palëve, në përputhje me detyrimet ligjore, për përcaktimin e rregullave, për shfrytëzimin e kapaciteteve teknike të KKRT-së, për nevojat e monitorimit të fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe privat, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit do të marrë përsipër venien në dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias, strukturë e KQZ-së, pajisjet teknike për monitorim. Të vërë në dispozicion të bordit ambiente të mjaftueshme për kryerjen e monitorimit, studion e monitorimit dhe personelin teknik dhe monitorues përkatës. Ndërsa KQZ, do të marrë përsipër shpenzimet financiare për pagesёn e personelit, që do të angazhohet për monitorim. Regjistrimi i sinjalit në mënyrë dixhitale do të bëhet nga KKRT deri në 15 operatorë radiotelevizivë. (e.n/News24/balkanweb)