E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Topi takon delegacionin europian

Presidenti Bamir Topi informon delegacionin e zgjeruar të Parlamentit Evropian të drejtuar nga Doris Pak mbi zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit 2009. Pak cmoi realizimin e një sërë reformash dhe ligjesh. 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot ne nje takim delegacionin e zgjeruar të Parlamentit Evropian, për marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, të kryesuar nga zonja Doris Pak. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi angazhimin dhe përkrahjen e strukturave të rëndësishme të BE-së, për nisjen së shpejti të aplikimit të Shqipërisë për vend anëtar në Bashkimin Evropian, si dhe për premisat për liberalizim të plotë të vizave për qytetarët shqiptarë. Duke u ndalur në zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit 2009, presidenti theksoi se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për pajisjen e popullsisë me karta identiteti brenda afatit, proces i cili është në fazën e aplikimit nga shtetasit shqiptarë dhe që do të synojë garantimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe të pakontestuara. Në emër të delegacionit të zgjeruar të Parlamentit Evropian, znj. Pak çmoi faktin e bërjes në kohë dhe aprovimit me konsensus të gjerë të një sërë reformash dhe ligjesh të rëndësishme si ai zgjedhor, apo reforma në drejtësi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›