E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amsterdam, arrestohet ndihmësi i Alket Rizait

Panajot Pap aishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke pasi akuzohet se ndihmoi Alket Rizain dhe Vassilis Paleokostas të arratiseshin nga burgu me helikopter në 2006. 

AMSTERDAM-  Policia holandeze arrestoi në Amsterdam shqiptarin e akuzuar se ka dhënë ndihmë për arratisjen spektakolare me helikopter nga burgu i Koridallosit të grekut Vassilis Paleokostas dhe shqiptarit Alket Rizai.
Prokurorët thanë se policia arrestoi një shqiptar të shpallur në kërkim nga policia greke në lidhje me arratisjen spektakolare.

Ruth Gorissen e zyrës publike të prokurorisë së Amsterdamit tha se Panajot Papa është arrestuar dhe është në pritje të ekstradimit të tij në Greqi. Papa dyshohet se është përfshirë në arratisjen e 2006 nga burgu i Paleokostas dhe Alket Rizait të dënuar për vrasje. Pas arratisjes policia greke arriti ti arrestonte por Alket Rizai dhe Vassilis Paleokostas arritën sërish të arratiseshin me helikopter.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›