E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, OK Elvis Cefës, pritet zgjedhja e nënkryetarit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar Elvic Cefën si anëtar të ri të KLD-së. Mbledhja e cila drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD-së pritet që të zgjedhë gjithashtu edhe nënkryetarin e ri i KLD-së pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut.
 

Pas konstituimit të Elvis Cefës si anëtar të ri, KLD-ja ka nisur pikën e dytë të rendit të ditës për zëvendëskryetarin e ri të KLD-së ku pritet që presidenti Topi të paraqesë edhe propozimin e tij.

Ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu është propozuar nga Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi në vitin 2007 pas përfundimit të mandatit të Ilir Pandës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›