E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 3 në pranga për vjedhje

Foto ilustruese

Kapet në flagrancë duke vjedhur 18-vjeçari Enri Stafa. Sipas policisë, i riu është kapur duke vjedhur në Bashkësinë Fetare në lagjen Kala. Stafa është kapur duke vjedhur sende të ndryshme dhe kanë qenë fqinjët që kanë diktuar vjedhjen dhe kanë lajmëruar policinë.

Njëkohësisht është ndaluar shtetasi Mirand Kulla, 32 vjeç, me banim në Labinot. Ai akuzohet për vjedhjen e banesës së një të afërmi duke i marrë 200 mijë lekë.

Ndërkohë, një 22-vjeçar është arrestuar sërish për vjedhjen e një banese në qytetin e Elbasanit. Ai akuzohet se ka vjedhur banesën e shtetases A. Vaska ku ka marrë disa elektroshtëpiake.  / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›