Britani, nëna lë të vdesë fëmijën e paligjshëm

Fatima Ali duke u futur ne gjykate / Foto Daily Mail
Një grua myslimane në Britaninë e Madhe është dënuar me 26 javë burg, për vrasjen e foshnjes së saj të sapolindur, e cila kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtë kurore.
Fatima Ali, nga Bury, në Manchester, e kishte lindur vajzën e saj në mënyrë të fshehtë, i kishte prerë kordonin ombelikal dhe e kishte lënë të vdiste në dhomën e saj. Nëna e re kishte frikë se një fëmijë i jashtëligjshëm do të turpëronte familjen e saj të devotshme myslimane.
Fatima Ali u dënua të premten e kaluar nga Gjykata e Bolton Croën me 26 javë burg, pezullim për dy vjet dhe mbajtje nën mbikëqyrje për 12 muaj.
Në trupin e fëmijës nuk u gjetën shenja dhune dhe avokatja mbrojtëse tha se vendimi i Fatimas ishte marrë në një gjendje shoku psikologjik dhe emocional pas lindjes.
E rritur nga një teze, Fatima Ali ishte njohur me babanë e fëmijës, Kazi Mohammed Dilwar Hussein. Familja që e kishte rritur nuk e kishte pranuar lidhjen dhe i dashuri ishte detyruar të paguante për abortin e fëmijës në vitin 2009, gjë që Fatima nuk e kishte bërë.
Çfarëdo turpi që gruaja pretendonte se mund të përballte nuk e justifikon vdekjen tragjike të një fëmije të porsalindur, thanë gjykatësit. / G.N.