E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD delegon 4 gjyqtarë për Aldo Baren dhe Dondollakun

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e dy ditëve më parëka vendosur edhe trupin gjykues që do të ketë në dorë çështjen e Aldo Bares dhe Enver Dondollakut.KLD ka miratuarpropozimin e ministrit të Drejtësisë, për të deleguar pranë Krimeve të Rënda katër gjyqtarë të shkallës së parë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pas marrjes së kërkesës së kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, për mungesën e gjyqtarëve për gjykimin e çështjes me të pandehur Aldo Baren dhe Enver Dondollakun, të dy të arrestuar jashtë territorit shqiptar, ka propozuar pranë KLD-së emrat e katër gjyqtarëve penalistë të Gjykatës së Tiranës. Trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtari Luan Hasneziri, me anëtarë Bujar Krasniqin, Petrit Çomon, Fehmi Petkun dhe Martin Dedën. Me delegimin e katër gjyqtarëve, banda e Lushnjes i ka marrë “hua” Gjykatës së Tiranës tetë gjyqtarë, që gjatë kohës që do të kenë në shqyrtim dy çështjet e ndara, do të trajtohen njësoj si gjyqtarët e Krimeve të Rënda. “Pesëshja gjykuese e formuar tashmë me delegimin e gjyqtarëve nga KLD-ja do të shqyrtojë çështjen nga themeli për të pandehurin Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale të kryer në kuadër të organizatës kriminale të drejtuar nga i arrestuari në Turqi, Aldo Bare”,-thuhet nga burimet e KLD-së. Mësohet se shkak për këto delegime është bërë konsumimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda në tri procese të zhvilluara deri më tani ndaj anëtarëve të “bandës” së Lushnjës, ku janë dënuar disa nga të pandehurit e cilësuar si anëtarë të “bandës” famëkeqe të rrethit të Lushnjes. Sipas dosjes së dorëzuar për gjykim pranë togave të zeza, Aldo Bare dhe Enver Dondollaku akuzohen për “vrasjen me paramendim” të Genci Kasharit, Artur Dajës, Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit; “vrasjen me paramendim”, të ngelur në tentative ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut; “shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së Shkëlqim Haxhiut; “organizimit, financimit, drejtimit të organizatës kriminale”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›