E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i dha pagen, shqiptari vret pronarin

Guardamiglio - Nje shqiptar eshte arrestuar diten e djeshme, pasi dyshohet se ka vrare punedhenesin e tij pas pakenaqesise per pagesen. Domenico Passariello, 63 vjec, ka mbetur i vdekur pas goditjes me thike dhe autor eshte deklaruar nje 56-vjecar shqiptar, emri i te cilit nuk u publikua nga policia vendase ne Guardamiglio. Sipas te dhenave, shqiptari ka qelluar me thike, sepse nuk ishte i kenaqur me likuidimin e pages qe kishte marre. Ngjarja ka ndodhur ne Guardamiglio dhe ne pranga ka rene nje shqiptar, qe punonte ne nje ndermarrje transporti. Shqiptari u arrestua pak pas ngjarjes nga nje patrulle karabinieresh, ne perpjekje per t’u larguar. Ne grindje e siper, punetori ka qelluar me thike ne zemer 63-vjecarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Gjate kesaj kohe ka nderhyre dhe i vellai i viktimes, qe mori plage te ndryshme ne trup. Tani ai ndodhet i shtruar ne nje spital ne Piacenza, ne gjendje te rende shendetesore.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›