E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD i heq imunitetin gjyqtarit Alvano Murataj pezullohet nga detyra

Ministri Nishani kerkoi nga KLD qe tu kerkoje gjithe gjyqtareve te Shqiperise te heqin dore vete nga imuniteti permes nje deklarate njelloj si deputetet dhe ministrat. KLD hedh poshte kerkesen

KLD i heq imunitetin gjyqtarit nga Korca Alvano Murataj pas kerkeses se depozituar nga Prokuroria e Pergjithshme e cila kerkonte autorizim per hetim te metejshem te tij. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e djeshme te ketij Keshilli i cili pasi diskutoi kerkesen e Prokurores se Pergjithshme ne lidhje me autorizimin per procedimin ndaj gjyqtarit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce Alvano Murataj miratoi ate si dhe vendosi pezullimin e tij nga ushtrimi i detyres te gjyqtarit deri ne marrjen e vendimit gjyqesor te formes se prere. Burime zyrtare prane KLD-se deklaruan se diskutimi i Keshillit mbi kete pike te rendit te dites u ndal gjate duke nxjerr ne pah shqetesimin e cdo anetari ne domosdoshmerine e abrogimit te parashikimit ligjor per heqjen e imunitetit te gjyqtarit. Burime te besueshme brenda Keshillit bene te ditur se ne mbledhje ka qene ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili kerkoi qe ne pamundesi te ndryshimit te Kushtetutes se vendit per kufizimin e imunitetit KLD ti kerkoje gjyqtareve te Shqiperise qe pas iniciatives se deputeteve dhe ministrave per te depozituar ne deklarate personale ku heqin dore nga imuniteti per ceshtje qe lidhen me korrupsionin te depozitojne ne KLD nje deklarate personale ku te heqin dore nga imuniteti per ceshtje te korrupsionit. Por KLD nuk e pranoi kete propozim duke deklaruar se kufizimi i imunitetit duhet te behet vetem duke ndryshuar ligjet perkatese. Sipas burimeve zyrtare te KLD-se vullneti i Keshillit te Larte te Drejtesise per bashkepunim te ngushte me te gjitha hallkat kompetente te sistemit te drejtesise ka qene gjithmone prezent duke dhene kontributin e tij ne funksion te luftes kunder korrupsionit. Me tej ne vijim te mbledhjes Keshilli shqyrtoi projektvendimin Per organizimin dhe funksionimin e Komisionit te Shqyrtimit te Kandidateve per Gjyqtare draft i cili ishte produkt i grupit te punes se ngritur ne Keshill me perfaqesues te shoqatave te gjyqtareve kryetare te disa gjykatave dhe eksperte te misionit EURALIUS. Iniciativa per ndryshimin e rregullores ekzistuese erdhi ne reflektim te nevojave te evidentuara nga puna e deritanishme e anetareve te ketij Komisioni si dhe bazuar ne rekomandimet e Komisionit Evropian ne raport progresin me te fundit. Projekt rregullorja ka si qellim rritjen e transparences ne procesin e emerimit te gjyqtareve.

Sistemi i vleresimit

Nje pike tjeter mjaft e rendesishme e mbledhjes se djeshme te Keshillit ishte edhe vleresimi i gjyqtareve perfundimi ne Gjykaten e Elbasanit dhe vijimesia ne gjykatat e tjera ne vend. Nga anetaret u shqyrtua dhe projekt akti perfundimtar i vleresimit profesional dhe etik te gjyqtareve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan nje praktike e cila do te vijoje me te gjithe gjyqtaret e rretheve gjyqesore dhe te apelit. Perfundimi i vleresimit ne Elbasan dhe rezultatet e paraqitura kane sjelle nje reagim nga nje grup gjyqtaresh te cilet ankesen e kane depozituar ne KLD dhe kerkojne me teper sqarime rreth menyres se vleresimit. Sipas ankeses se tyre grupi i gjyqtareve kerkojne sqarime rreth faktit qe nuk kane pasur asnjehere mase disiplinore apo verejtje dhe nderkohe qe vleresim i i tyre nga inspektoret e KLD ndashse ka qene i ulet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›