E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallezimet penale vetem per zyrtaret e ulet

Kryeprokurorja Ina Rama ka drejtuar dje paradite analizen 1 vjevcare te Task-Forces ku ka paraqitur disa te dhena statistikore mbi veprimtarine e Prokurorise se Pergjithshme. Task-Force eshte njesi e perbashket hetimore midis Prokurorise Ministrise se Brendshme Ministrise se Financave dhe te institucioneve te tjera per luften kunder krimit ekonomik. Ne kete analize kryeprokurorja ka bere nje permbledhje te arritjeve dhe te problemeve qe Task-Forca ka hasur gjate vitit 2010. nder me problematiket Ina Rama ka theksuar se per organin e akuzes mbetet kallezimi penal per korrupsion vetem i zyrtareve te nivelit te ulet. Pavaresisht pritshmerise gjate vitit qe shkoi nuk ka pasur kallezime per zyrtare te larte shteterore ne lidhje me abuzimet ne detyre. Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka vleresuar rezultatet e strukturave anti-korrupsion per vitin 2010 ndersa i inkurajoi ato qe te punojne me me shume perkushtim ne luften kunder korrupsionit. Gjithashtu kryeprokurorja Rama u ka kerkuar prokuroreve te jene me bindes ne gjyqe dhe ta mbrojne me mire akuzen gjate seancave gjyqesore.

Arritjet

Gjate analizes se punes se kesaj njesie qe u zhvillua te premten paradite eshte bere nje pasqyre e arritjeve qe Task-Force ka pasur. Kryeprokurorja u shpreh se gjate vitit 2010 kane qene ne gjykim gjithsej 278 procedime penale. Nga procedimet qe kane qene ne gjykim ka perfunduar gjykimi per 115 procedime penale. Gjate vitit te kaluar gjykatat kane deklaruar fajtor rreth 82 te personave ndaj te cileve prokuroria ka ngritur akuze dhe derguar per gjykim si dhe ka deklaruar te pafajshem 18 te te pandehurve per te cilet ka perfunduar gjykimi tha Kryeprokurorja. Zonja Rama ka garantuar mbeshtetje ndaj kesaj njesie per te cuar deri ne fund qellimin e krijimit te Task-Forces i cili eshte forcimi i luftes kunder korrupsionit dhe krimit financiar e pastrimit te parave brenda te gjithe kapaciteteve dhe parashikimeve ligjore qe mundesojne nje gje te tille. Ketyre strukturave i eshte dhene e gjithe mbeshtetja e nevojshme brenda kapaciteteve te institucionit dhe parashikimeve ligjore qe mundesojne nje gje te tille deklaroi kryeprokurorja. Sipas saj vleresimet qe jane marre nga strukturat monitoruese nderkombetare kane qene pozitive per punen e Njesive te Perbashketa Hetimore. Pasi ne raportet e tyre shprehet qarte fakti qe njesite e Perbashketa Hetimore jane nje tregues se si mund te arrihet suksesi ne lufte kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik. Por kryeprokurorja Rama nuk ka lene pa permendur gjithashtu se nga ana tjeter ata kane kerkuar forcimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te ketyre strukturave.

Problemet

Nje nder problemet qe kjo njesi po has ndaj luftes kunder korrupsionit sipas Kryeprokurores eshte renia e procedimeve te rasteve numer qe ka ardhur ne ulje gjate gjashte mujorit te dyte te vitit 2010. Deri ne fund te qershorit kane qene 90 procedime per korrupsion dhe ne fund te vitit jane bere 117. Pra sipas raportit te prokurorise nga 90 raste ne gjashte mujorin e pare ka pasur vetem 27 raste te procedimeve ne gjashte mujorin e dyte te vitit 2010. Gjithashtu edhe nje nga problemet qe Zonja Rama ka cituar eshte kallezimi i bere nga qytetaret vetem mbi zyrtaret e nivelit te ulet. Ne pergjithesi kallezohen zyrtare te nivelit te ulet ose ne nivel drejtuesish lokal duke mos pasur ndonje nepunes te larte ne institucionet qendrore te kallezuar gjate 2010- u shpreh Ina Rama.

Me tej kryeprokurorja u ka terhequr vemendjen vartesve te saj per mungesen e profesionalizmit ne disa raste si dhe te vullnetit per te luftuar krimin e organizuar qe sipas saj eshte nje rrezik konkret per shtetin shqiptar. Niveli i profesionalizmit te oficereve te policise gjyqesore nuk eshte ai qe kerkohet. Duhet nje goditje e forte ndaj fenomenit kriminal qe po demton ne nje dimension te madh shoqerine shqiptare ka shtuar Rama.

Bode

I pranishem ne kete analize ka qene edhe ministri i Financave Ridvan Bode i cili ka theksuar se lufta kunder krimit financiar ka qene inkurajuese. Lufta kunder krimit ekonomik ka qene eficente. Kemi nje rritje te kallezimeve dhe te dokumentimit te veprave penale si dhe 61 procedime per pastrim parash ka deklaruar Bode. Por ministri i financave ka kerkuar nje pune me serioze te punonjesve te ketij institucioni te perbashket duke sulmuar prokurorine ne lidhje me punen e saj per akuzat per evazion fiskal. Bode tha se eshte rritur numri i kallezimeve por numri i ceshtjeve te perfunduara ne gjyq ka qene i vogel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›