E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD inspekton Gjykatën e Elbasanit, vërejtje për anëtarët

ELBASAN- Parditen e së hënës, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka vijuar inspektimin, këtë radhë në Gjykatën e Elbasanit. Në takimin me gjykatësit , Spahiu i ka kritikuar drejtpërdrejt ata për paaftësi, vecanërisht në argumentimin e vendimeve gjyqësore teksa vuri në dukje se nevojitet një politikë e fortë penale. Për nënkryetarin e KLD mbetet problem ndërhyrja në lejet për të dënuarit në burgje për të cilin ai thekosi se në bazë të ligjit i takon vendit kua ata vuajnë dënimin. “Një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Elbasanit në arsyetimin e vendimeve të tyre dhe lë shumë për të dëshiruara përsa i përket nivelit profesional. Do doja që të tërhiqja vëmendjen për disa gjykime të cilat lidhen me kërkesat e të dënuarve në dy burgjet kryesore të vendit, atë të Peqinit dhe të Kosovës. Ligji thotë se gjykime të tilla duhet të bëhen në institucionet ku vuhet dënimi dhe jo në gjykatë sic është adresuar dhe ndodh praktikisht në gjykatën e rrethit gjyqësor të Elbasanit” theksoi Spahiu.Një tjetër cështje që u prek në këtë takim ishte dhe prania e veprave penale , si vjedhjet apo prostitucioni, për të cilat Spahiu pranoi se ka një numër të madh ashtu si në qytetet e tjera të mëdha si Tirana apo Durrësi, ndërkohë që vuri në dukje mungesën e infrastrukturës në Gjykata. “Gjykatat shqiptare janë përgjithësisht gjykata pa hapësira dhe të varfra. Nevoja për një status më të fortë të gjyqtarit, një trajtesë financiare më e mirë dhe garancia për jetën janë domosdoshmëri për gjyqtarin. Disa vepra penale si vjedhja , prostitucioni apo armëmbajtja janë shumë të përhapura në këtë qytet dhe padyshim gjyqtarët që merren me këto cështje duhet ti kushtojnë rëndësi të vecantë trajtimit të këtyre cështjeve.” u shpreh zv.kryetari i KLD-së.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›