E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon ligji i pronave, më shumë kompetenca agjencive

TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ligjeve miraton projekt ligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronave. Drafti rrit kompetencat dhe fuqinë financiare të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet krijimit të një fondi të vecantë në të cilin do të kontribuohet në disa burime. Procesi për kompensimin financiar të ish pronarëve për këtë vit ende nuk ka nisur. Sipas drejtuesve të agjencisë pritet vendimi i qeverisë për sipërfaqen e tokës që do të kompensohet. Për vitin 2009 vendimi parashikonte kompensimin financiar deri në 200m/katror. Drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shpjegojnë se vetëm pas daljes së vendimit të qeverisë do të nisë depozitimi i kërkesave të ish-pronarë2ve që do të kërkojnë këtë vit kompensimin financiar.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›