E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD inspekton gjykaten e Tiranes Stop shtyrjes se Gerdecit

Inspektorë të KLD kanë mbërritur ne Gjykatën e Tiranës për të verifkuar arsyet e shtyrjes mbi 15 herë të procesit të bujshëm për tragjedinë e rëndë të 15 Marsit ne Gerdec. Reagimi i KLD-se erdhi menjëherë pas letrës që Gjykata e Tiranës i dërgoi Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku u kerkua marrja e masave ndaj avokatëve që me mungesën e tyre sistematike në proceset gjyqësore po bëhen shkak për dështimin e nje prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në vend.

Por mungesa e avokateve e perfolur mjaft here ne sistemin e drejtesise duket se mund ta gjeje zgjidhjen vetem nepermjet ndryshimit te kodit te procedures penale dhe civile.

"Ajo që ne kemi ofruar, gatishmëria jonë ka qenë gatishmëria për të ndërmarr ndryshime të mundshme në kodin e procedurës penale, apo atë civile në mënyrë të tillë që këto hapësira që në fakt keqpërdoren, të ngushtohen maksimalisht. Ne në fakt pa dyshim kërkojmë dhe besojmë se do të gjejmë dhe mirëkuptimin e opozitës, në qoftë se dhe ajo do të ketë të njëjtin shqetësim", tha Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë.

Shtyrja e proceseve gjyqesore, ndonese mbetet nje nga problemet serioze te sistemit te drejtesise duket se eshte mjaft komplekse. Per kete arsye ministria e drejtesise ne bashkepunim me dhomen kombetare te avokatise kanë filluar konsultat për të gjetur mënyrën se si do veprohet por edhe ndërhyrjet që parashikohen të bëhen në Kod. Kjo pasi shtyrjet nuk mund t’i atribuhoen perhere avokateve, ku ne parim, jane klientet ato te cilet drejtojne punen e tyre.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›