Nderron jete deshmitari i masakres se Tivarit

Ahmet Bajraktari, dëshmitari i masakrës së Tivarit kishte rrëfyer dy muaj më parë për emisionin “Studio e Hapur” në Alsat sesi kishte mbijetuar, tmerrin e përjetuar në pranverë të vitit 1945, kohë kur mendohet se 4 mijë shqiptarë janë vrarë. “Gjakun kishin mujtur me pastru. Kemi parë e kemi dit që kanë bërë diçka. Asnjë nuk e kemi takuar gjallë aty prej shqiptarëve që kanë shkuar para neve”, është shprehur atëherë Ahmet Bajraktari, Dëshmitar i Masakrës së Tivarit.
Ai ka ndërruar jetë të hënën në Prizren, në moshën 85 vjecare, duke lënë pas vetes një jetëshkrim të pasur. Pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare, tërë jetën ai e vuri ne funksion te edukimit te brezave te rinj, ne kohen kur vendi kishe shumë nevoje për njerëz të arsimuar dhe për mësues te gatshëm ta transmetojnë dijen tek brezat e rinj. Bajraktari si mësues i gjuhës shqipe kishte shërbyer në Stubëllë të Vitisë, pastaj në fshatin Krujë, në atë kohë Kishnarekë, që ishte edhe vendlindja e tij. Këtu ai merr nismën për hapjen e shkollës së parë.
“Duke mbledhur grupe fëmijësh për t’iu mësuar gjuhën e ëmbël shqipe, ai i bë njeriu më i dashur për fëmijët e fshatit. Pati një jetë me mundime e sakrifica te cilën e jetoi pa lodhje dhe me plotë vullnet. Në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë duke lënë pas vetes shume mbesa dhe nipa”, thuhet në njoftimin që mbesa e tij, Teuta Rrusta i ka dërguar redaksisë së Televizonit Alsat.
Masakra e Tivarit ndodhi ne pranveren e vitit 1945. Njesi ushtarake te perbera nga shqiptare te Kosoves, qe u derguan ne Jugosllavi per te luftuar kunder nazisteve te mbetur, u vrane nga forcat serbe gjate rruges per ne Tivar dhe kur mberriten atje.
Bul Salihu