Paditet deputetja Ermonela Felaj

Një tjetër padi për fyerje dhe shpifje është bërë së fundmi ndaj deputetëve të Partisë Socialiste. Avokati i një kompanie që operon në fushën e ndërtimit dhe energjetikës ka bërë me dije se deputetja Ermonela Felaj ka shpifur duke bërë deklarata të rreme në lidhje me disa kontrata koncesionare për një projekt energjetik në Bënçë të Tepelenës.
"Deputetja Felaj ka mashtruar disa here duke hedhur balte mbi kompanine tone, mbi mundin, djersen, espertizen dhe parate qe Ferar po investon prej kaq vitesh. Nisur nga keto rrethana, sot Ferar ka depozituar dy padi, nje civile dhe nje penale prane organeve te drejtesise, me shpresen e besimin se keto instanca do te dine te vene ne vend kete lehtesi te paperballueshme te ligjveneses Felaj. Do te tregojme me fakte se si denoncimi I zonjes Felaj, nuk eshte gje tjeter vecse nje genjeshter e lexuar ne menyre amatore, por per fat te keq para dhjetra mikrofonave te medias", tha Bashkim Sulstarova, Avokat i “Ferar sh.p.k”.
Një ditë më parë, deputetja Ermonela Felaj akuzoi ministrin Genc Ruli për lejimin e procedurave të parregullta për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit Bënçë-Progonat. Sipas deputetes Felaj janë zhvilluar dy gara për këtë koncesion dhe në të dyja ka pasur parregullsi të konsiderueshme. Prej muajsh, Partia Socialiste po deklaron se në shumë kontrata koncesionare dhe të lojeve të tjera ka parregullsi dhe favorizime të njëanshme.
Florian Papadhimitri