KLD-ja marreveshje per te hetuar pasurite e gjyqtareve
Artan CENA- Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Inspektorati i Kontrollit te Pasurive ILDKP kane nenshkruar dje nje marreveshje per kontrollin e pasurive te gjyqtareve. Burimet zyrtare thane se zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu dhe kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive z. Adriatik Llalla nisur nga ndjeshmeria e opinionit publik mbi funksionimin e sistemit gjyqesor dhe ne kuader te bashkepunimit te vazhdueshem nderinstitucional kane krijuar nje grup te perbashket pune me qellim investigimin e thelluar dhe realizimin e transparences dhe menyres se krijimit te pasurive te gjyqtareve. Spahiu dhe Llalla kane hartuar nje plan veprimi institucional i cili ne ditet ne vijim do te shoqerohet me aksione konkrete ndaj verifikimit te vertetesise se pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te gjyqtareve.
BASHKEPUNIMI
Keshilli i Larte i Drejtesise nga kontakti i drejtperdrejte me ankuesit mund te vihet ne dijeni te fakteve te dyshuara korruptive ne radhet e Gjyqesorit shqiptar. Prandaj per ti dhene nje pergjigje sa me te shpejte konkrete dhe mbi te gjitha per te vene drejtesine ne radhet e Drejtesise KLD-ja eshte angazhuar maksimalisht ne bashkepunim me Inspektoratin e Larte per te derguar para drejtesise cilindo gjyqtar qe perfiton ne menyre te paligjshme per shkak te funksionit te tij. Bazuar ne Ligjin Nr. 8811 dt. 17.05.2001 Per organizimin dhe funksionin e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Ligjit Nr. 9049 dt. 10.04.2003 Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe disa nepunesve publike si edhe ne zbatim te Marreveshjes se Bashkepunimit te vitit 2004 grupi i perbashket i punes do te kete si objekt te veprimtarise se tij verifikimin e pasurive te luajtshme e te paluajtshme si edhe te cdo interesi tjeter privat te gjyqtareve dhe te familjareve te tyre - thane dje burimet zyrtare te KLD-se.
NDIHMA
Keshilli i Larte i Drejtesise ne zbatim te kompetencave te tij qe burojne nga ligji merr persiper te vendose ne dispozicion te grupit te punes cdo informacion per verifikim te zgjeruar dhe te thelluar te interesave private per te cilet Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur aktualisht kontrollin e plote. Ndersa ILDKP nga ana tjeter merr persiper te vere ne dispozicion te KLD-se informacione per raste te mundshme te konfliktit te interesit gjate te procesit te vendimmarrjes nga ana e gjyqtareve. Ne jemi te bindur - u shpreh zoti Spahiu - se nderveprimi i te gjithe faktoreve shoqerore e politike do te krijoje histori te rendesishme suksesi ne vendosjen para pergjegjesise ligjore te zyrtareve te perfshire ne situata korruptive duke ndikuar njekohesisht ne rritjen e performances se sistemit gjyqesor ne sherbim te qytetareve.
Numri per denoncim
KLD dhe ILDKP kane ne dispozicion nje baze te rendesishme te dhenash te dyshimta mbi pasurite e gjyqtareve te mberritura kryesisht nga qytetare ne telefonin pa pagese te Inspektoratit te Larte 0800-9999 te cilat sherbejne si pikenisje per aktivitetin e grupit te perbashket te punes. Ne kuader te ketij bashkepunimi konkret dy institucionet gjejne rastin ti bejne apel opinionit te gjere publik medias dhe shoqerise civile te ofroje bashkepunimin per forcimin e luftes kunder korrupsionit ne sistemin gjyqesor si edhe te japin ndihmese te rendesishme ne forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Mberrin kerkesa per ekstradimin e Albino Prudentinos
TIRANE - Mberrin kerkesa paraprake e autoriteteve italiane per ekstradimin e bosit te Sacra Corona Unita Albino Prudentino. Burime te rezervuara konfirmojne se kerkesa i eshte drejtuar Ministrise se Drejtesise dhe institucionit qendror te akuzes. Brenda 40 ditesh nga momenti i arrestimit pritet te mberrije i gjithe dokumentacionin qe verteton akuzat e ngritura ndaj 59-vjecarit. Ne baze te te dhenave qe do te dergoje Prokuroria e Antimafies italiane do te vendoset ekstradimi Albino Prudentinos.
Mafiozi i cilesuar si njeri nga kreret e organizates Sacra Corona Unita u kap ne Vlore per llogari te Drejtesise se vendit fqinj. Ai ka drejtuar kontrabanden e cigareve ne shume vende te Europes. Ne daten 18 tetor Gjykata e Vlores pritet te jape vendimin mbi fatin e metejshem per pasurite qe Prudentinos qe i jane sekuestruar ne territorin shqiptar. Prokuroria e Krimeve te Renda vendosi sekuestrimin mbi aktivitetin tregtar te tij ne lokalin Piazza Italia Casino Italia dhe ne resort Musa park ne Tirane. Vulen e sekuestrimeve e mbajne dhe aktivitetet tregtare te djalit te mafiozit Anxhelo Prudentiono ne kompanite e basteve dhe lojerave te fatit. Prokuroria po heton tashme per te gjetur pasuri te tjera si dhe llogarite e mundshme bankare te fshehura te 59-vjecarit Albino Prudentino.
Bashkepunimi Basha pret kryeprokurorin e Kosoves
TIRANE - Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka pritur ne nje takim prokurorin e Pergjithshem te Kosoves Ismet Kabashi. Ministri Basha dhe prokurori i Pergjithshem i Kosoves Kabashi bashkebiseduan per ceshtje te bashkepunimit nderinstitucional shkembimit te informacionit te funksionimit te shtetit ligjor dhe organeve te hetimit ne Kosove etj. Basha e njohu prokurorin Kabashi me arritjet me te rendesishme te Shqiperise ne procesin e integrimit ne kuader te te cilit theksoi rendesine e luftes me tolerance zero kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme korrupsionit dhe ne vecanti te luftes kunder pastrimit te parave nje faze e re e luftes kunder krimit te organizuar. Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe prokurori i Pergjithshem i Kosoves Ismet Kabashi shprehen ne takim angazhimin per thellimin e bashkepunimit ne lufte kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe pastrimit te parave.
Ikin nga shtepia dy motra adoleshente
DURRES - Dy motra ne qytetin e Durresit perkatesisht 19 dhe 15 vjece rezultojne te zhdukura qe prej mbremjes se dy diteve me pare. Denoncimi eshte bere nga nena e vajzave sipas se ciles dy motrat Jetmira Valteri dhe 15-vjecarja me iniciale A. Valteri jane larguar diten e djeshme nga shtepia e tyre ne Lagjen Nr. 17 ne Durres. Qe prej atij momenti nuk dihet me vendndodhja e tyre. Mesohet se familja Valteri eshte nga fshati Vinjoll i Matit dhe prej disa vitesh jetonin ne Lagjen 17 te Durresit. Gruaja thote se mes saj dhe vajzave nuk ka pasur ndonje konflikt i cili mund te kete ndikuar ne vendimin e vajzave per arratisjen nga banesa. Nga ana e policise u kryen veprimet e nevojshme procedurale u vendos shpallja ne kerkim dhe po punohet per gjetjen e tyre.
14 Tetor 2010