Chen Bill Gates i Kines
Chen Guangbiao nje nga te pasurit e rinj te Kines eshte ne shume kendveshtrime modeli i filantropit. Por bujaria e tij ka nje limit te pazakonte kur behet fjale per familjen kuleta si per cudi i mbyllet
Ai thote se dhurimi i miliarda jeneve per ata qe jane me me pak fat ne kete jete dhe vendimi i tij per ta lene gjithe pasurine per bamiresi pas vdekjes jane te frymezuara nga e ema e cila sipas tij ishte e palodhur ne ndihmen ndaj fermereve te varfer. Behet fjale per periudhen e femijerise se tij te kaluar ne lagjet e vobekta te krahines se Jiangsuse.
Kur fermeret kishin nevoje per ndihme per te korrur grurin dhe prodhimet e tjera bujqesore ajo ishte e para qe dilte per ti ndihmuar. Kur foshnja e dikujt nuk kishte me se te mbushte barkun dhe qante e deshperuar mamaja ime e ushqente me cfare te kishte madje edhe duke bere sakrifica personale rrefen Chyen nje 42- vjecar energjik dhe i sigurt e me vetebesim. Ai e nisi jeten nga nje situate varferie dhe e shnderroi ne nje sukses duke u bere pronar i nje firme te fuqishme ne Nanjing.
Pjesa befasuese e jetes se tij ka te beje me vellezerit dhe motrat. Motra aktualisht eshte pjatalarese dhe fiton 200 dollare ne muaj. Vellai i tij eshte roje dhe vete miliarderi thote se eshte perpjekur qe ta ndihmonte familjen ne te shkuaren dhe se nuk kishte ndermend qe ti jepte me atyre asnje kacidhe. Sipas tij vellai luante bixhoz me parate qe ai i jepte per te jetuar ndersa vellai tjeter deshtoi ne te gjitha perpjekjet per te filluar nje biznes. Sipas miliarderit ata kane abuzuar dhe e kane shperdoruar ndihmen e tij. E me gjithe kete sjellje ndaj familjareve nuk ka asnje dyshim se Chen eshte nje nga filantropet me te famshem te Kines dhe te botes pse jo dhe te botes. Personaliteti dhe arritja e njerezve te tille beri qe Bill Gates dhe Waren Buffet te shkonin ne Pekin dhe te shtronin nje banket te madh ne te cilin moren pjese 50 sipermarres te pasur te Kines. Dy sipermarresit amerikane perkatesisht ne vendin e pare dhe te dyte te listes se me te pasurve te planetit sipas Forbes jane duke takuar shume pasanike miliardere neper bote per krijimin e fondit te tyre te bamiresise. Dhe per sa i perket Kines Chen ishte nder te paret qe nenshkroi per te dhene pasurine e tij pas vdekjes per bamiresi. Dyshja e siperpermendur ka qene shume e kujdesshme qe ne takime te theksonte faktin se nuk kishin ardhur ne Kine per ti bere presion sipermarresve te pasur te vendit por per ti ndergjegjesuar pasaniket edhe per rendesine e aspektit bamires.
Ndryshe nga shumica e pasanikeve Chen vjen nga nje femijeri e varfer dhe e mjere. Dikur kishte kater motra e vellezer nder te cilet dy vdiqen nga uria ne epoken e Mao Ce Dunit. Ne rini kam pasur kohe mjaftueshem per te kuptuar se cfare do te thote te jesh i varfer. I kam dhene gjithmone para atyre qe kane pasur nevoje dhe kete e kam bere ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe dhjetevjecarit te fundit duke dhuruar per bamiresi gjysmen e te ardhurave vjetore. Ai eshte betuar qe pjesen me te madhe te parave ta shpenzoje gjate jetes per te varfrit dhe pas vdekjes cfare zoteron do tia lere po atyre. Djemte e tij do te kene te njejtin trajtim qe kane edhe motra e vellezerit e tij. Nese nuk do te jene te zotet qe te punojne dhe te fitojne nuk do te marrin para. Per Chen me e rendesishme se pasuria materiale eshte ajo shpirterore por kjo e fundit nuk ka qene gjithmone popullore ne Kine. Mao Ce Dun nuk e lejonte nocionin e bamiresise sipas filozofise se tij sepse sipas marksizmit te gjithe duhet qe ta fitojne vete buken e gojes dhe nderkohe shteti u jep te gjitheve aq sa per te mos vdekur nga uria. Por Chen eshte duke u perpjekur qe te ndryshoje kendveshtrimin e komunisteve kineze ne lidhje me kete gje. Ai thote se deshiron qe te sjelle harmoni ne shoqeri dhe eshte pro Presidentit Hu Jintao dhe nje nga mbeshtetesit e tij me te zjarrte. Edhe Presidentit i duhet nje njeri si Chen i cili eshte shume i perkushtuar per te bere mire.
Por te jesh i pasur ne Kine eshte nje rrezik me vete sepse shpesh shteti i akuzon per mashtrime dhe ryshfete per tu marre parate ne procese te padrejta gjyqesore. Por Chen eshte i bindur se gjerat edhe ne Kine do te ndryshojne shume shpejt dhe shoqeria do te hapet por qe te ndodhe kjo njerezit duhet ta kuptojne se nuk mund te merret pa dhene.