KLD, rikthen në detyrë dy gjyqtarët

Me prezencë të kryetarit të Këshilit të Lartë të Drejtësisë njëkohësisht edhe presidentit të republikës Bamir Topit, por pa praninë e mediave është zhvilluar mbledhja e këtij këshilli. Sipas burimeve mësohet se në pjesën e parë të kësaj mbledhje së është diskutuar dhe më pas vendosur hapja e shkollës së magjistraturës me profil gjyqtar ku do të pranohen tetë studente. Është vendosur të rritet numri i gjyqtarve të gjykatës së Tiranës dhe Durrësit si dhe me projektdekert të firmoasur nga presidenti Topi do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve në të gjithë vendin. Këto propozime u bënë nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe më pas u miratuan nga anëtarët e Keshillit të Lartë të Drejtësisë. Më tej gjatë shqurtimit të çështjeve të tjera që ishuin në rend dite, KLD-ja vendosi kthimin në detyrë të dy gjyqtarëve : Memë Rexho dhe Alaudin Malaj. Ndërkaq janë shtyrë proçedimet disiplinore për gjyqatrët e tjerë. Kështu më vonë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë vendimet që do të merren për Rasim Dodën, Enkeleda Kashurin, Manjola Bejlerin, Taulant Taferin, Bujar Musterin, Pajtim Fetaun dhe Zini Shahun.