E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, aksident, vdes 45-vjeçari

Një 45-vjeçar mbeti i vdekur në orët e mesditës së sotme nga një aksident automobilistik në rrethin e Pukës. Sipas informacioneve në vendin e quajtur Arrëz- Miliska në aksin rrugor Qafë Mali- Bajram Curri, automjeti i drejtuar nga 45-vjeçari Gafur Dervishi, doli nga rruga dhe përfundoi rreth 100 metra poshtë rrugës. Ndonëse në vendngjarje mbrritën menjëherë forcat e Policisë së Pukës, megjithë përpjekjet nuk mundën t'i shpëtojnë jetën 45-vjeçarit Dervishi, pasi plagët e marra ishin të rënda. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit po mendohet se shkaku të jetë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte kamioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›