E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, digjet banesa, 16 persona në qiell të hapur

Djegia e banesës në fshatin Pllan të Lezhës lë në qiell të hapur 16 anëtarët e familjës. Zjarri i rënë në banesë për shkak të një shkëndije elektrike në linjën e lagjes, shkaktoi dëme të mëdha materiale duke dëmtuar plotësisht banesën dy katëshe. 

LEZHË- 16 persona në fshatin Pllan të Lezhës kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Lek Thercajt la në qiell të hapur 16 pjestarët e familjes. Banesa dy katëshe u dogj plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për këtë familje. Shkak i rënies së zjarrit u bë shkëndia elektrike në linjën e lagjes, ku si pasojë e kontaktit të telave me pemët, kanë marrë flakë disa dru që ndodheshin afër banesës.
Familja bën apel për ndihmë pasi aktualisht jetojnë në oborrin e shtëpisë në qiell të hapur.
Ky është rasti i dytë që në këtë zonë, në një hark të shkurtër kohor digjen banesat për shkak të shkëndijave elektrike.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›