E Diel, 1 Nëntor 2026

10 gjimnazistë nga Tirana në Strazburg për të ndjekur PE-në

Komisioni Europian mundëson dërgimin e 10 gjimnazitëve në Strazburg për të ndjekur nga afër një seancë të Parlamentit Europian. Para largimit gjimnazistët u takuan me kreun e delegacionit KE, Helmut Lohan dhe ministrin Basha 

TIRANE- 10 nxënës të shkollave të mesme të Tiranes kanë fituar të drejtën e ndjekjes nga afër të një seance të Parlamentit Europian në Strazburg. Ata u përzgjodhën mes dhjetëra nxënësve të tjerë dhe fituan projektin në kuadër të një programi që ka si qëllim nxitjen e vlerave si toleranca, liria, paqja dhe respektimi i të drejtave të njeriut mes të rinjve. Nxënësit jo vetëm do ndjekin nga afër një seancë të Parlamentit Europian, por do të njihen me punën e tij dhe do të marrin pjesë në seminare ku do diskutohen cështje të ndryshme. Para nisjes drejt Strasburgut nxënësit u takuan me ambasadorin Helmut Lohan shefi i delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri dhe ministrin e Jashtëm Lulzim Basha.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›