E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, ndertimet pa leje ne toke shteterore

Ne tre rrethet qe mbulon qarku i Lezhes jane paraqitur 11.200 deklarime per legalizimin e ndertimeve pa leje. Nga keto vetem nje pjese e vogel eshte ndertuar ne toke me ish-pronare.

Shefja e zyres se legalizimeve ne Lezhe thote se te paret do perfitojne ata qe nuk kane problem me token.

"Ne te gjithe vetedeklarimet rezulton se ka ndertime pa leje ne 6 hektare toke te ish-pronareve, ndersa ne 80 hektare te tjera ka ndertime ne toke shteterore", u shpreh Vitore Isufaj, shefe e zyres se Legalizimeve ne Lezhe.

Sipas saj te ardhurat qe po mblidhen nga procesi do shkojne ne buxhetin e pushtetit lokal per t'u perdorur ne investime ne infrastrukture.

Ndersa pjesa e pagesave per ndertimet ne toke te diskutueshme te ardhurat do perdoren per kompesimin e ish-pronareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›