KLD, shtyhet për të mërkurën zgjedhja e nënkryetarit të ri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shtyjë për të mërkurën zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut.
Mbledhja është shtyrë për shkak të takimit të presidentit Topi me kryeministrin çek Petr Necas i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Mbledhja e cila është drejtuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD-së është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi është hedhur poshtë kërkesa e ministrit të drejtësisë Eduart Halimi që ajo të zhvillohej e hapur për mediat.
Mbledhja u ndërpre pak para mesditës, kur tre anëtarë të KLD-së kërkuan që nënkryetari i ri të zgjidhej në një tjetër ditë.
Me rifillimin e mbledhjes, Presidenti Topi ka propozuar si pasues të Kreshnik Spahiut, Ilir Mustafajn, por propozimi i tij nuk është kaluar për votim, pasi ka pasur debate mes anëtarëve të KLD-së.
Ndërkohë me herët është konstituar anëtari më i ri të KLD-së, Elvis Cefa i cili u votua të enjten vetëm me votat e mazhorancës në uvend.