E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma parlamentare, Gjana: S`ka nevojë për shtyrje të afatit

Komisioni i Rregullores së Kuvendit është mbledhur sot dy ditë pas përfundimit të afatit për realizimin e reformës parlamentare.
 

Mbledhja e Komisionit të Rregullores së Kuvendit u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa në një pronocim për mediat pas përfundimit të saj, Jemin Gjana theksoi se opozita këmbëngul në dy çështje që kërkojnë ndryshim të Kushtetutës.
 

Sipas tij nuk ka nevojë për shtyrje të mandatit të Komisionit për Rregulloren pasi ky komision i ka zgjidhur brenda mandatit problemet që kishte.
 

Ndërkohë mandati i Komisionit për Rregulloren e Kuvendit u mbyll më 14 prill ndërsa palët në grupin e punës ende nuk kanë mbyllur realizimin e kësaj reforme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›