Kom.Nr.1, pranga shefit të krimeve, Fatos Goxhaj

Foto Ilustruese
TIRANE- Një hetim disa mujor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministrinë e Brendshme dhe Task Forcë ka vënë në pranga shefin e krimeve në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, Fatos Goxhaj. Nga të dhënat e para mësohet se Goxhaj përfitonte para në këmbim të mbylljes së çështjeve kriminale.
Vetëm tri ditë më parë, Fatos Goxhajt i është komunikuar edhe transferimi nga Tirana në Përmet, në kaudër të 14 ndryshimeve të realizuara me propozim të drejtorit të Policisë së Tiranës .
Shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr. 1, Fatos Goxhaj, është dërguar në Përmet, ndërkohë që në vendin e tij është emëruar Edmond Sula, i cili ishte shef i seksionit të analizës në sektorin e parandalimit të krimeve.
Fatos Goxhaj ushtronte detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin NR.1 që prej vitit 2010, nderkohe qe mbi te tashem rendon akuza e korrupsioni pasiv dhe aktiv.