E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD transferon gjyqtarin Murat Lleshi, terhoqi zvarre gazetarin

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise, ka vendosur dje transferimin e gjyqtarit Murat Lleshi, gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mat. Pas kerkeses se bere nga ana e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per marrje mase disiplinore ne ngarkim te gjyqtarit Lleshi, KLD-ja, nuk ka marre mase ekstreme ndaj tij, por ka vendosur dje edhe delegimin e ketij gjyqtari nga Gjykata e Matit ne Gjykaten e Kurbinit. Nderkohe qe burime nga KLD-ja, kane sqaruar se dje nuk eshte arritur dot te shqyrtohen te gjitha provat kundra shtate gjyqtareve te tjere te kapur me shkelje nga ana e inspektoratit, per te cilet mesohet se Keshilli do te caktoje nje date tjeter per te gjykuar. Transferimi i gjyqtarit Murat Lleshi, lidhet jo vetem me inspektimet e bera nga ana e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise, por edhe demtimin qe i eshte shkaktuar gazetarit te emisionit "Fiks Fare", pas terheqjes zvarre me automjetin e tij. Gazetari ne ato momente u perpoq qe t'i merrte nje interviste, por perfundoi ne spital me demtime te medha. Nderkohe qe per gjyqtaret e tjere te cilet do te procedohen ne ditet ne vazhdim, jane kapur me shkelje te ndryshme, duke nisur qe ne zvarritjen e zbardhjeve te vendimeve, por edhe ne shkeljet gjate procesit te gjykimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›