E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, i kapur nga paniku

Koalicioni i majte "Bashkimi i ri per ndryshim", zhvilloi diten e djeshme takimin dhe daljen e pare publike. Pas nje takimi me dyer te mbyllura te zhvilluar ne ambientet e Hotel "Tirana International", kreret e partive perberes te ketij koalicioni shprehen bindjen per nje fitore ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ndryshe nga dita e shpalljes se koalicionit te majte, ku mungonte edhe aleati me i ri ne kete koalicion, ne takimin "koke me kok", ishte i pranishem dhe kryetari i Partise se Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, Vangjel Dule. Gjate takimit mesohet se eshte diskutuar mbi strategjine ne fushaten zgjedhore dhe rrugen qe do te ndiqet nga secila parti, per fushaten elektorale. Lideri i Partise Socialiste, u shpreh se pas ketij takimi, fillohet nje rrugetim si nje bashkim i ri per ndryshim pertej kufijve te partive, me te gjithe qytetaret e qytetaret qe duan t'i japin vendit dhe vetes nje qeveri per njerezit dhe me njerezit. "Dita e djeshme eshte ngrysur me nje incident te qeverise se Shqiperise me komunitetin nderkombetar. Dita e sotme eshte gdhire me nje incident te qeverise se Shqiperise, me shtypin e lire", theksoi Rama. Sipas tij, keto "jane shenja kuptimplota te panikut qe ka kapur Sali Berishen", i cili per te mbrojtur qeverine e interesave familjare, po shkel perdite e me shume ne derrase te kalbur. "Sot ne fillojme nje rrugetim si nje Bashkim i Ri i per Ndryshim, me njerezit dhe per njerezit, qe duan fundin e nje historie perdite e me shqetesuese te nje qeverie, e cila eshte kapur fort pas interesave te nje grushti njerezish", nenvizoi lideri i partise me te madhe ne opozite. Ai shprehu bindjen per fitoren e koalicionit "Bashkimi per ndryshim" ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Sot ne jemi te bindur, perdite e me te bindur, se 28 qershori, eshte dita e gjykimit per keto 4 vite, qe nuk mund te perseriten dhe per t'i dhene fund nje tranzicioni te sterzgjatur, i cili ne keto 4 vite arriti deformimin e tij me te skajshem, me nje qeveri qe nuk u vu ne dispozicion te njerezve, por te nje familjeje te vetme", siguroi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ndersa kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, e cilesoi koalicionin "Bashkimi i ri per ndryshim" si nje koalicion vlerash, qe "me mesazhet qe percjell eshte fitues edhe ne opinionin publik. Ne daljen e pare publike si pjese e koalicioni, kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, pasi konfirmoi doreheqjen e ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Anastas Duro nga ky post, deklaroi se takimi me aleatet rikonfirmoi frymen e re dhe eren e re evropiane qe duhet te pershkoje jo vetem fushaten e tyre elektorale te perbashket, por edhe qeverisjen e re. "Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit do te jene zgjedhjet e te rinjve. Kjo eshte koha jone dhe keto zgjedhje duhet te jene zgjedhjet tona", theksoi lideri i Partise G99, Erion Veliaj. Ne mungese te kryetarit te Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, i pranishem ne kete takim ishte sekretari politik i kesaj partie, Artur Duckallari. "Keto zgjedhje jane vendimtare per Shqiperine, dhe koalicioni i "Bashkimi i ri per ndryshim", do te fitoje zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit", shprehu bindjen Duckallari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›