E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci: Ndarja e te majtes ne dy koalicione, zgjidhje e mencur

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, ka kritikuar ashper politiken e ndjekur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Durresit. Ai ka akuzuar Edi Ramen se po mban peng modernizimin e opozites, per shkak se ka privatizuar partine qe ai drejton. "Ne jemi te hapur per cdo socialist qe te perfshihet ne projektin tone politik, per nje te majte ndryshe nga Berisha dhe ndryshe nga Rama", u ka drejtuar ftesen te gjithe socialisteve, Petro Koci. Sipas tij, imponimi i emrave qe vijne nga rrethi personal i liderit te selise roze, nuk i bejne nder elektoratit te majte, perkundrazi e shkaterrojne ate. Por nga ana tjeter, lideri i PSV '91, tha se ndarja e te majtes ne dy koalicione, eshte nje zgjidhje e mencur, pasi e majta ka me shume shanse per te fituar zgjedhjet. Edhe pse larg koalicionit te Partise Socialiste, per kreun Koci, rendesi ka qe te fitoje e majta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›