E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeverisja, ne interes te familjes shqiptare"

"Nuk do te qeverisim per interesa familjesh te vogla, por per interesin e familjes se madhe shqiptare". Ky eshte premtimi i bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vijimit te turit te tij per prezantimin e programit qeverises ne Rrogozhine, ku dhe ka kritikuar qeverisjen e Berishes. "Sali Berisha, qeveris vetem per nje pakice njerezish. Qeveris duke u nisur nga interesat e familjes se tij dhe duke mos pare interesat e familjes se madhe shqiptare, e cila sot gjendet padrejtesisht larg Evropes, ku ne te gjithe duam te bejme pjese", kritikoi Rama. Sipas tij, ky eshte dallimi mes tyre dhe atij. "Per kete dallim, ju dhe te gjithe shqiptaret dhe shqiptaret qe duan ndryshimin, do te votoni ne 28 qershor,ndryshimin qe ne do te bejme realitet me 28 qershor", u shpreh lideri socialist. Sipas Rames, ndryshimi qe do te filloje me voten e shumices shqiptareve e shqiptareve, pas me pak se 50 ditesh, eshte ndryshimi qe do te vije drejtperdrejt ne jeten e secilit prej nesh. Ai tha se eshte ndryshimi qe do te hape nje faqe ne historine tone dhe te cilen do ta shkruajme se bashku dhe nje faqe e re e qeverise se njerezve, te qeverisjes me njerezit dhe te qeverisjes per njerezit. Kryesocialisti duke shkuar ne cdo aktivitet tregtar apo kend te ketij qyteti te varfer, iu kerkoi qytetareve te aplikojne per t'u pajisur me leternjoftime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›