Kapelo, padroni i “tre luanëve”
Kënga e grupin të famshëm “Abba”, “The Winner Takes It All” (Fituesi i merr të gjitha), është portreti perfekt i Fabio Kapelos. Ai ka fituar me çdo klub që ka drejtuar. Por edhe kështu, Kapelo është të larg të qenit trajneri më popullor në Itali. Ai ka shumë armiq. Disa prej tyre mendojnë se ai nuk ka drejtuar kurrë një ekip të vogël dhe ai gjithmonë u ka kërkuar presidentëve të klubeve që ka pasur në ngarkim të blejë lojtarët më të shtrenjtë.
I lindur në vitin 1946 në San Canzian d'Isonzoin në provincën e Goricias në verilindje të Italisë, Kapelo bëri debutimin e tij si lojtar profesionist për SPAL Ferrara, e më pas u transferua t Roma, Juventusi dhe Milani, duke zhvilluar edhe 32 ndeshje ndërkombëtare me Italinë (1972-1976, 8 gola).
Një mesfushor i talentuar që kishte pak shpejtësi, por një tru të zgjuar, ai bëri histori në futbollin italian me golin e tij tij në “Uembli”, më 14 nëntor të vitit 1973. Ishe hera e parë që Italia fitonte me Anglinë jashtë shtëpisë.
Kariera e tij si trajner është një shembull përfekt se si puna zhvillohet në kohët moderne. Ai morri vendin e Nils Liedholmit te Milani për gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit 1986-1987, duke e udhëhequr ekipin në kualifikueset e Kupës UEFA.
Ai punoi atëherë si menaxher i Mediolanumit, një kompani e formuar nga Silvio Berluskoni e që përfshinte klubet e futbollit, volejbollit, regbisë dhe hokein në akull. Aty Kapelo fitoi eksperiencë në aktivitet komerciale si negociator për sponsorizimet.
Kur Arrigo Saki mori në ngarkim Kombëtaren e Italisë në vitin 1991, Kapelo u emërua si trajneri i Milanit. Ai fitoi tre tituj rresht në Serinë A dhe qëndroi i pathyer në 58 ndeshje rresht në Serinë A.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan aq butë në Europë për Kapelon. Milani mbërriti në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1993, por humbi 1-0 me Marsejën. Gjithsesi, u rikthye sërish në finale një vjet më pas, duke shkatërruar 4-0 Barcelonën në vitin 1994, e më pas pasi kishte mbërritur për herë të tretë në finale, humbi me një gol ndaj Ajaksit në vitin 1995.
Në vitin 1996, pasi fitoi titullin e katërt në pesë sezone, ai u largua nga Milani për tu bashkuar me Realin e Madridit, e ku sigurisht fitoi kampionatin spanjoll.
Por, për t’i qëndruar besnik Berluskonit, ai u rikthye në Milano vitin pasardhës për një periudhë të dytë. Ai nuk mundi të përsëriste sukseset e mëparshme, dhe në vitin 1999 ai lëvizi te Roma, duke e udhëhequr atë në triumfin e vitit 2001 në Serinë A.
Pas marrëdhënieve të acaruara me yllin e Romës, lojtarin Françesko Toti, Kapelo lëvizi sërish, kësaj radhe të Juventusi. Dy tituj të tjerë për të, por në vitin 2006, për shkak të skandalit “Calciopoli”, Juventusi ra në Serinë B, ndërsa Kapelo u rikthye te Reali i Madridit. Në Madrid ai fitoi “La Liga” (kampionatin spanjoll), por ai u kritikua se luajti shumë në mbrojtje. Kaq të forta ishin kritikat sa në fund të sezonit ai u pushua nga puna.
Pas shkarkimit të Stiv Meklarenit për shkak të dështimit të Anglisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian të vitit 2008, Kapelo mori në ngarkim “tre luanët”, formalisht më 14 dhjetor të vitit 2007 e zyrtarisht, më 7 janar 2008, me një pagë vjetore prej 6 milionë sterlinash. Në dhjetë ndeshje kualifikuese më Anglinë ai arriti nëntë fitore dhe një humbje me Ukrainë, duke qenë kështu një nga 32 skuadrat finalistet të Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut.
TROFETË
SI LOJTAR
Roma: Kupa e Italisë 1968-1969
Juventusi: 1971-19772, 1972–1973, 1974–1975
Milani: Kupa e Italisë 1976-1977, Seria A: 1978-79
SI TRAJNER
Milani
Seria A: 1991-1992, 1992–1993, 1993–1994, 1995–1996
Superkupa e Italisë: 1992, 1993, 1994
Liga e Kampioneve: 1993-1994,
Superkupa e Europës: 1994
Roma
Serie A: 2000-2001
Superkupa e Italisë: 2001
Juventusi
Seria A: 2004-2005, 2005-2006 (titujt e hequr si pasoje e skandalit)
Real Madrid
La Liga: 1996-1997, 2006–2007
Individuale
Trajneri më mirë i Serisë A: 2005
Trajneri më i mirë sipas BBC-së: 2009
Trajneri i vitit 2009
Fabio Kapelo u përzgjodh nga seksioni sportiv i BBC-së me çmimin “Trajneri i vitit 2009”, një çmim i përvitshëm e që i jepet trajnerit që ka dhënë më shumë kontribut në futbollin britanik në vitin përkatës. Çmimi iu dha nga një panel prej 30 gazetarësh. Çmimi iu dha Kapelos për drejtimin e suksesshëm të Kombëtares së Anglisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010.
Italianët e futbollit britanik
Fabio Kapelo nuk është trajneri i vetëm që punon në futbollin anglez. Në Premir League janë dhe tre trajnerë të tjerë: Karlo Ançeloti te Çelsi (është në prag të fitimit të titullit), Roberto Mançini te Mançester Siti (dështoi për të futur skuadrën në zonën e Ligës së Kampioneve) dhe Xhanfranko Zola te Uest Hemi (e shpëtoi ekipin nga rënia).
Fakte
500 mijë dollarë në muaj
Kaq fiton trajneri Fabio Kapelo si trajner Anglisë, teksa rroga e tij vjetore shkon 6 milion dollarë
Djali, agjenti i Fabios
Djali i tij, Pier Filipo Kapelo, është dhe agjenti i Fabios. Ai është një jurist, flet shumë mirë anglisht
Tolstoj, shkrimtari i prefereur
Kapelo pëlqen shumë letërsinë realiste. Shkrimtari i famshëm rus, Leon Tolstoj është i preferuari i tij.
5 gjëra që duhet t’i dini për Fabion
1. Ka një koleksion arti me vlerë 10 milionë sterlina.
Trajneri italian ka shpenzuar një vit rreth botës pas ai u larguar nga Milani në vitin 1996, duke blerë vepra arti. Ai admiron punët e Mark Shagallit, Vasili Kandinskit dhe Piero Pici Kanelës, me këtë të fundit është dhe mik i ngushtë.
2. Syzet e tij janë dezinjuar nga “Zerorh+”
Kapelo ose “trajneri i suksesshëm inteligjent dhe i paduruar” mban syze në të cilat është gdhendur marka “Zerorh+”, në të cilat përputhet stili dhe vëmendja e jashtëzakonshme për çdo detaj e që i jep atij një pamje aristokrati në çdo aspekt.
3. Ka lindur në një qytet me 5 860 banorë
Fabio ka lindur në San Canzian d'Isonzo, një qytet i vogël me vetëm 5 960 banorë në Italinë verilindore. Sipërfaqja është 33.6 kilometra katrorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 172.86 banorë për km2. Qyteti ndodhet tetë metra mbi nivelin e detit.
4. Trajneri më i moshuar i Anglisë
Fabio Kapelo është trajneri më i vjetër në moshë që ka drejtuar Kombëtaren e Anglisë. Trajneri i parë, Sër Valter Vinterbotëm ishte 33 vjeç kur mori drejtimin e Kombëares, Sër Alf Ramsej, 43 vjeç dhe Sven Goran Erikson e mori detyrën kur ai kishte mbushur 53 vjeç.
5. Lojtar dhe trajner kampion me tre skuadra
Kapelo ka drejtuar të tri skuadrat për të cilën ai ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist: Roma, Milan dhe Juventus, me të cilat ka fituar tituj kampionë. Milanin udhëhoqi klubin në fitimin e katër titujve kampionë në pesë vjet dhe fitimin e Ligës së Kampioneve në vitin 1994.
Efekti Kapelo
Trajneri italian ka transformuar një formacion të demoralizuar në një favorite të rëndë
Në nëntor të vitit 2007, një humbje poshtëruese 3-2 nga Kroacia në stadiumin mitik londinez “Uembli”, u dha fund shpresave të Anglisë për të marrë pjesë në Euro 2008 dhe qëndrimit të Stiv Meklarenit si trajner. Në më pak se dy vjet dy formacionet u ritakuan sërish në “Uembli”. Rezultati ishte joshës, me një fitore 5-1 për Anglinë, që e kishte fituar ndërkohë dy ndeshje para kohe kualifikimin për në Botërorin e Afrikës së Jugut. Në vetëm 22 muaj gjërat kishin ndryshuar aq shumë. Lojtarët kryesorë kishin qëndruar. Xhon Terri, Rio Ferdinand dhe Eshli Kol kontribuuan për të pasur mbrojtjen më të mirë në botë (34 gola të shënuar, 6 të pësuar: +28 diferenca e golave), ndërkohë që Frenk Lampard, Stivën Xherard dhe Geret Beri gjetën mënyrën për të ndërtuar së bashku një platformë për një talent krijues si Uejni Runi në sulm. Diferenca, sigurisht, ishte Fabio Kapelo. Italiani kishte përmbysur një mentalitet të rehatshme në futbollin anglez. Me Kapelon askush nuk e kishte vendin të sigurt në Kombëtaren angleze. Kapelo kishte vendosur një sens të ri të disiplinës – telefonat celularë në tavolinën e ngrënies janë të fikur- dhe rezultatet erdhën.
“Anglia mund të fitojë Botërorin”
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo beson se “tre luanët” mund të fitojnë Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, nëse lojtarët do të tregojnë vlerat më të mira të tyre. Kapelo ishte duke folur me klientët dhe punonjësit e sponsorit të Kombëtare angleze, Nationwide Building Society, në një sesion të hapur me pyetje e përgjigje. I pyetur nga një tifoz anglez, nëse ai besonte se mund të fitonte Kampionatin Botëror, Kapelo u përgjigj: “Përse jo? Objektivi im është të luaj finalen, pasi ekipi ynë është shumë i mirë. Gjithmonë ne duhet të përmirësohemi, por nëse të gjithë lojtarët do të jenë fit për Kupën e Botës ne mund t’i mundim të gjitha ekipet. Ju mund të gjeni plot lojtarë të mirë, fantastikë, por unë jam me të vërtetë me fat. Jam realisht i lumtur me ekipin dhe lojtarët. Lojtarët anglezë do të mbërrijnë pak të lodhur, por në një muaj, me doktorët dhe trajnimin, ne do të jemi fit për startin e Botërorit. Ne duhet të presim për të zgjedhur listën e parë me 30 lojtarë dhe më pas skuadrën finale me 23 futbollistë. Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Disa lojtarë mund të mungojnë në dy ndeshjet e fundit, disa të dëmtohen dhe disa do të jenë fit”. Kapelo tha se lojtarët praktikojnë rregullisht penalltitë. “ne praktikojmë ato në çdo sesion stërvitor kur ne qëndrojmë së bashku”. Anglia ka ngritur kampusin e saj në Rustenburg, ku vlera e shpenzime gjatë qëndrimit në Afrikën e Jugut shkon në 27 milionë sterlina.
Arsyet për të qenë të qeshur
1. Klima e Afrikës së Jugut
Kupa e Botës do të zhvillohet gjatë dimrit të Afrikës së Jugut. Shpesh temperaturat janë nën zero dhe kjo favorizon ekipet nga Europa veriore.
2. Mentaliteti fitues i Kapelos
Në të kaluarën Anglia ka pasur probleme me fuqinë mendore për t’i parë si të dobët kundërshtarët. Kapelo ka injektuar një mentalitet fituesi.
3. Eksperienca e lojtarëve
Ekipet angleze kanë bërë 19 paraqitje në finalet e Ligës së Kampioneve, më shumë se çdo komb tjetër. Një eksperiencë që vlen e ndikon jo pak.
Arsyet për të pasur frikë
1. Dëmtimet dhe lodhja
Kur Anglia do të mbërrijë në Afrikën e Jugut, lojtarët britanikë do të jenë shumë të lidhur për shkak të angazhimeve rraskapitëse në Premier League.
2. Çështja e numrit 1
Porta ka qenë një problem jo i vogël për Anglinë, madje një shqetësim i përhershëm në kompeticionet e mëdha. Kapelo duhet të zgjedhë gardianin e duhur
3. Jo plan “B”
Tradicionalisht, ekipet angleze kanë pasur mungesën e kreativitetit. Askush nuk është i sigurt se çfarë formacioni do të zgjedhë Kapelo.
7 Maj 2010