KLD:Drejtësia kërkon njerëz me integritet

Drejtësia kërkon njerëz me integritet. Kështu është shprehur nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu në mbledhjen e KLD-së me krerët e gjykatave. Sipas Spahiut gjyqësori është gur themeli në një shtet demokratik, por për këtë sipas tij, organet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura. Ai ka kërkuar nga gjyqësori që të gjejë formë reagimi ndaj cënimeve që vijnë në drejtim të këtij sistemi. Të gjithë gjyqëtarët duhet të përfshihen në përpjekje të KLD-së për një sistem më të besueshmëm për qytetarët theksoi Spahiu.