E Diel, 1 Nëntor 2026

Uithers:Gjyqësori të ketë pavarësi

Duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit sepse çdo kërcënim ndaj pavarësisë është një hap prapa. Kështu u është drejtuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë John Uithers krerëve të gjykatave në mbledhjen e KLD-së. Uithers u ka kërkuar kurajë për t'i rezistuar presionit politik duke u shprehur se ata nuk janë të vetëm përballë këtij presioni por do të kenë përherë mbështetje të SHBA-së në vendoshmërinë për të mbrojtur ligjin. Sipas Uithers gjyqëtarët duhet të kenë kurajo dhe të kundërshtojnë presionit politik.Gjithashtu ambasadori u shpreh se SHBA-ja do të mbështesë gjithmonë pavarësinë e gjyqësorit si rol të rëndësishëm për demokracinë. Shteti i së drejtës është si një katedrale që duhet të ndërtohet u shpreh Uithers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›