E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërnjoftimet elektronike, PS: Po dështon procesi i shpërndarjes

Shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike në kohë është larg premtimeve të bujshme të qeverisë. Kështu është shprehur sekretari organizativ në Partinë Socialiste Blendi Klosi në një konferencë për shtyp në selinë rozë. Sipas tij me këto ritme, kuptohet se objektivi është shumë larg premtimeve të bujshme dhe as deklarimet e trembura dhe thirrjet për sanksione të zëdhënësit të Ministrise së Brendshme, nuk mund ta ndryshojnë realitetin dhe prag dështimin e procesit. Gjithashtu Klosi u shpreh se procesi që konsiderohet i filluar, po ecën më shumë ngadalësi dhe janë konstatuar një sërë vështirësish si: pasaktësi në identifikim në momentin e paraqitjes së zgjedhësit, ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike që ç'orjentojnë sistemin dhe duhet kohë për t'u rivendosur gjendja e ndërkohë aplikuesit sorollaten, mangësi në njohjen e teknikës së punës nga një pjesë e operatorëve që kryejnë aplikimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›